Del në shitje albumi ‘Pa Namaz’ nga Gold Ag (Foto)

Reperi Gold Ag ditë më parë ka publikuar këngën e tij të fundit ndërsa ka kohë që ka paralajmëruar edhe albumin.

Por si duket sot ka vendosur t’i japë fund pritjes së fansave të tij pasi ka dalë në shitje albumi më i ri i titulluar ‘Pa Namaz’.

Gold-Ag, ka kohë që ka bërë një kthesë të madhe në jetën e tij, kështu duke u bërë një besimtarë i devotshëm i islamit,transmeton Indeksonline.

Gjithashtu në kopertinën e këtij albumi shihen edhe këngëtarë të tjerë me të cilët reperi ka bashkëpunuar në këtë album.

Duhet kujtuar që Gold-Ag , është një reper shumë i komentuar dhe që ka një audiencë shumë të gjerë të muzikës së tij.

auto_dddddddd1466344468

Temat
Showbiz

Të afërta