Njeriu i akuzuar për vrasjen e deputetes Jo Cox, është paraqitur në gjykatë. 41 vjeçarja Cox, u qëllua dhe u godit me thikë për vdekje në Birstall, West Yorkshire, të enjten.
I akuzuari Thomas Mair, kur u pyet nga Gjykata në Westminster për të konfirmuar emrin e tij, u përgjigj: “Vdekje tradhtarëve, liri Britanisë”.
Përveç deputetes, në spital gjendet edhe një 77 vjeçar i cili u lëndua derisa po mundohej që ta ndihmonte atë.