Lajme

Sot pjesa e dytë e Testit të Maturës

By FIRST CHANNEL

June 18, 2016

Rreth 32 mijë maturantë sot do t’i nënshtrohen pjesës së dytë të provimit të Maturës Shtetërore.

Testimi do të mbahet në 252 qendra dhe për monitorimin e testit Ministria e Arsimit ka angazhuar rreth 3 mijë zyrtarë.

Provimi i Maturës fillon në orën 10:00, kurse, monitoruesit janë takuar para Ministrisë së Arsimit për t’u nisur nëpër qendra.