Një tjetër operacion antiterrorizëm u zhvillua në Bruksel gjatë natës, që u finalizua me arrestimin e disa personave, të cilët planifikonin që të kryenin sulme terroriste.
Operacioni është zhvilluar në të gjithë Belgjikën dhe në total janë arrestuar 12 persona. Operacioni anti-terror është konfirmuar edhe nga zyra e Prokurorit Federal.
Përveç të arrestuarve, u bastisën dhe u kontrolluan 40 shtëpi. Dyzet persona u morën në pyetje në lidhje me këtë hetim.
Belgjika u godit nga sulmet terroriste disa muaj më parë, që shkaktuan shumë të vdekur dhe të plagosur.