Site icon first-channel tv, Prishtinë, Kosova

Përmbytet Kina Jugore, 25 të vdekur, situatë kaotike

Fshatra të tëra nën ujë, makina të shkatërruara nga rrëshqitjet e tokës dhe ekipe shpëtimi që punojnë pa pushim- këto përçojnë imazhet që vijnë nga përmbytja që po bën kërdinë në Kinën Jugore.

Katër milionë njerëz po luftojnë me përmbytjet në dhjetë provinca, dhe të paktën 25 njerëz kanë humbur jetën, ndërsa 33,200 banorë raportohet të jenë zhvendosur-raporton ‘Daily Mail’.

Shirat rekord kanë nxitur fryrjen e lumenjëve dhe rrëshqitjen e tokës, duke detyruar banorët të zhvendosen me kanoe.

Kjo gjendje emergjence është shkaktuar si pasojë e rreshjeve të fuqishme që kanë vërshuar në të gjithë territorin një javë resht.

Exit mobile version