Norvegjia – Anglisë: Mos bëni të njëjtin gabim si ne, mos u largoni nga BE!

Norvegjia e cila refuzoi të bashkohej me bllokun 28-anëtarësh në vitin 1994 nëpermjet një referendumi, ka paralajmëruar Anglinë të mos largohet nga Bashkimi Europian.

Kryeministja norvegjeze, Erna Solberg, deklaroi se të gjithë britanikët që dëshirojnë të largohen nga Bashkimi Evropian do pendohen menjëherë javën e ardhshme sapo të kuptojnë se do mbeten në periferi të Europës.

Kjo deklaratë ka qënë një një goditje e fortë ndaj euroskeptikëve britanikë, të cilët e cilësojnë marrëdhënien e Norvegjisë me BE-në si model për Britaninë, shkruan ‘The Independent’.

Për pasojë Norvegjia edhe pse paguan një shumë të konsiderueshme, nuk ka asnjë të drejtë vendimarrëse dhë asnjë përfaqësues në ndonjë nga institucionet e Bashikimit Europian.

Temat
BotëLajme

Të afërta