Lajme

Ministri premton masa të rrepta ndaj manipuluesëve të Testit të Maturës

By FIRST CHANNEL

June 18, 2016

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe teknologjisë, Arsim Bajrami, së basku me drejtoreshën e Arsimit në komunën e Prishtinës, Arbrie Nagavci, vizituan gjimnazin e shkencave shoqërore “Sami Frashëri”, në Prishtinë, ku po mbahet pjesa e dytë e Provimit të Maturës Shtetërore.

Në krahasim me testin e parë, i cili u mbajtdisa javë më parë, kësaj here ministri Bajrami ka bërë të ditur se janë marrë të gjitha masat për parandalimin e kësaj vepre të jashtëligjshme.

“Ministria e Arsimit ka ndërmarr të gjitha masat e nevojshme duke përgatitur drejtorët e qendrave, administratorët, duke shpërnda udhëzimet dhe ne urojmë që kjo pjesë e dytë të përfundoj me sukses dhe definitivisht matura e sivjetme të jetë nder maturant më të mira që kemi organizuar viteve të fundit. Matura tregon edhe pjekurin e sistemit arsimor në Kosovë, edhe për vendet me traditë më të gjatë është sfiduese, sidomos në kohën e internetit të teknologjisë informative dhe gjithmonë do të gjenden disa keqbërës që do të tentojnë që të manipulojnë me nxënës. Ne kemi nevojë për një pasqyrë reale të maturës, cili çdo rezultat që do të del në matur nuk do të fajësoj nxënësit por do të jetë një tregues i sistemit tonë arsimor, çfarë ne duhet të ndryshojmë. Kemi marrë të gjitha masat edhe me Policin e Kosovës që të mbikëqyrin plotësisht, ju e keni përcjell se si ka vepruar Ministria, kemi dalur me emra, mbiemra, kemi larguar shumë mësimdhënës administrator, Policia po ashtu ka filluar disa raste penale, dje ka dhënë edhe kumtesën zyrtare”, tha Bajrami, raporton KP.

Ministri Bajrami gjithashtu tha se janë identifikuar 51 raste me emra dhe mbiemra që janë zë duke keqpërdor internetin apo rrjetet sociale. Kjo vepër sipas tij, është vetëm një mashtrim ndaj nxënësve sepse asnjë nxënës nuk do të përfitojë nga këta mashtrues profesional, shumica e të cilëve nuk janë fare në test, por përdorin internetin për të krijuar huti.

Ai urojë që 32 mijë maturant, sot të kryen me sukses testin dhe të fillojnë të përgatiten për arsimin e lartë.

Drejtoresha e arsimit në komunën e Prishtinës, Arbrie Nagavci tha se komuna e Prishtinës ka marrë të gjitha masat që ky vazhdim i provimit të shkojë me suksese.

Nagavci gjithashtu apelon tek të gjithë mësimdhënësit dhe të gjithë administratorët dhe nxënësit të jenë nivel.

Ne fillim të korrikut do të hapen konkurset, ku secili maturat do të ketë mundësi të regjistrohet në Universitet Publike ose kolegje private.