Lajme

Maloku kërkon arrestimin e Murat Mehës për tradhti kombëtare

By FIRST CHANNEL

June 18, 2016

Ish-deputeti Naim Maloku ka kërkuar arrestimin e Kryetarit të Komisionit për Shënimin e Vijës Kufitare me Maline Zi, Murat Mehën. Ai ka thënë se akuza ndaj tij duhet të jetë për tradhti kombëtare.

“ Po dalin do zera qe Murat Meha te jepe doreheqje!!! JO DOREHEQJE! Murat Meha se bashku me nenshkruesit e Marveshjes per Demarkacionin. TE ARRESTOHEN me akuze: Për tradhti Kombëtare”, ka shkruar Maloku.

Murat Meha vazhdimisht është deklaruar se s’ka asnjë faj pse është vendosur kufiri me Malin e Zi në pikat që janë marrë vesh dy shtetet. Ka thënë se kështu shkruhet në dokumentet që kanë pasur dy komisionet ndërshtetërore.

Pavarësisht kësaj, edhe zyrtarët tjerë, kanë kërkuar shkarkimin e Mehës dhe rithemelimin e një komisioni për të shënuar vijën e re kufitare me Malin e Zi.