Gazetari sportiv skocez, Kevin Mccarra, është gjetur, pasi u raportua i humbur nga familjarë të tij në Avignon të Frances, gjatë pasdites së të enjtes.
Ai ishte në Francë me bashkëshorten për Euro 2016.
Për zhdukjen e Kevin Mccarra, ish korrespondentin e “The Guardian” kanë njoftuar familjarët e tij në rrjetet sociale, shkruajnë sot mediat ndërkobëtare.
Mccarra, i cili është nga Glasgow, ka punuar më parë edhe për “Scotland on Sunday”, “The Sunday Times“ dhe “The Times”.