Bie numri i aksidenteve me fatalitet, rritet ai me dëme materiale

Numri i aksidenteve dhe viktimave në rrugë ka shënuar një rënie të lehtë të aksidenteve me pasoja fatale, ndërsa, ka ngritje të numrit të aksidenteve me dëme materiale dhe me persona të lënduar. Kjo duke iu referuar statistikave krahasuese të periudhës kohore me janar-maj të këtij viti, me muajt e njëjtë të vitit që shkoi.

Zëdhënësi i Policisësë Kosovës, Baki Kelani tha se që nga janari, deri në maj, tridhjetë e nëntë persona kanë humbur jetën në aksidente.

Zëdhënësi Kelani bëri të ditur për KosovaPress se Kosova në krahasim me vendet e rajonit sa i përket aksidenteve më fatalitet qëndron më mirë.

Ai shtoi se faktorët kryesor të aksidenteve janë faktori njeri-mjet dhe rrugë, sepse pa njërën prej tyre nuk do të mund të thuhet që mund të ndodh një aksident, ndërsa, si faktor të tjerë kontribues në shkaktimin e aksidenteve të komunikacionit rrugor, janë kryesisht mos respektimi i shenjave të komunikacionit rrugor, ku hynë tejkalimi i shpejtësisë, anashkalimi dhe mos respektimi i shenjave kufizuese që janë kryesisht në zonat urbane.

Policia e Kosovës me qëllim të ngritjes së nivelit të sigurisë në komunikacion rrugor, ndër objektivat kyçe ka vënë edhe sigurinë në trafik, e cila hynë në kuadër të planit strategjik zhvillimor të Policisë së Kosovës.

Kelani tha se Policia ka të angazhuar zyrtarë të mjaftueshëm të Policisë së Kosovës nëpër pikat kyçe apo në zonat ku ka ndodhur më së shumti aksidente të komunikacionit rrugor, por përveç angazhimeve edhe planeve konkrete që tani kanë në implementimin e planit e sezonit veror, Policia e Kosovës bën edhe ligjërimin nëpër shkolla me zyrtarë të komunikacionit rrugor apo me ekspert të kësaj lëmije, por njëkohësisht realizon edhe fushata sensibilizuese edhe spote televizive me të vetmin qëllim që të ketë një siguri më të madhe në trafik dhe të ulen shifrat e aksidenteve të komunikacionit rrugor.

Ndërsa, qytetarët thonë që i respektojnë mjaftë mirë rregullat e komunikacionit. Kështu thotë edhe Januz Resenovci.

Femi Krasniqi tha se rregullat e komunikacionit duhet të respektuar e jo ngasësit të qëndrojnë në telefona.

Brunilda Avdyli tha se në krahasim me Shqipërinë, në Kosovë ngasësit respektojnë shumë më shumë rregullat e komunikacionit.

Ndërkaq, njohës të komunikacionit konsiderojnë se Policia e Kosovës, njësia e trafikut, duhet të shqiptojmë shumë gjoba për të gjitha ata që nuk respektojnë shenjat e komunikacionit.

Temat
LajmeVend

Të afërta