Parada vjetore e krenarisë e homoseksualëve nuk do të lejohet të mbahet këtë vit për shkak të sigurisë.
The Independent raporton se kjo ngjarje një javore, e cila tërheq dhjetëra mijëra njerëz çdo vit, ishte planifikuar të fillojë në kryeqytetin turk të dielën midis kërcënimeve nga grupet konservatore për të ndërhyrë dhe ta ndalë marshin, përcjell Gazeta Express.
“Mësohet nga disa organe të mediave, uebsajte dhe rrejte sociale se anëtarët e LGBT kanë bërë thirrje për marshimin që të mbahet midis datës 19 dhe 26 qershor në Taksim,” Daily Sabah raportohet t’i këtë cituar zyrtarët në Stamboll.
“Një takim i tillë dhe marshim demonstrues nuk do të lejohet të mbahet nga governoratet tonë, duke marrë parasysh sigurinë e qytetarëve tonë, në veçanti të pjesëmarrësve, si dhe të rendit publik.”