Site icon first-channel tv, Prishtinë, Kosova

Si u planifikua vrasja e deputetes Jo Cox

I dyshuari për vrasjen e deputetes Jo Cox, kishte blerë libër i cili tregon se si ta bësh një armë vetë.

Burri i arrestuar si i dyshuar për vrasjen e deputetes, është raportuar se kishte blerë një libër, botim i vitit 1999, në të cilin tregohet se si mundesh ta bësh një armë vetë në kushte shtëpie.

41 vjeçarja Jo Cox, nënë e dy fëmijëve, vdiq pasi u qëllua tre herë në rrugët e Bristall, pasditen e djeshme.

Policia e arrestoi të dyshuarin e quajtur Tommy Mair, 52 vjeçar, të cilin fqinjët e tij e përshkruajnë si një njeri me probleme dhe i vetmuar.

Exit mobile version