Publikohet kënga “Hajde dalim” nga Hysni Zeqiri dhe Vanesa Radogoshi (Video)

“Hajde dalim” kishte premierën në kinemanë ABC, nga këngëtarët Hysni Zeqiri dhe Vanesa Radogoshi.

Vanesa është një këngëtare e re në skenën shqiptare, por Zeqiri është i njohur për publikun.

Ai ka publikuar deri më tani rreth 15 këngë të cilat lirisht mund të vlerësohen si të suksesshme.

Këngën më të re “Hajde dalim”, e ka punuar Florent Boshnjaku. Ai ka bërë muzikën dhe orkestrimin, ndërkaq teksti është i shkruar nga Uki Latifi.

Klipi është realizuar nga produksioni Pinkmoon dhe xhirimet janë bërë në Shkodër, ndërsa një pjesë e tyre edhe në plazhe të Shqipërisë.

Një veçanti tjetër e kësaj ngjarje, ishte edhe pjesëmarrja e ikonës së muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha.

13432451_985952924792109_5014489692238688735_n

Temat
Përgjithshme

Të afërta