Obama pret princin saudit në dhomën Ovale, mbështesin luftën kundër ISIS-it

Presidenti Barack Obama dhe princi i Arabisë Saudite të premten diskutuan mënyrat për të mbështetur irakianët në luftën kundër militantëve të shtetit islamikë dhe rëndësinë e një tranzicioni politik në Siri të shkatërruar nga lufta.

Obama u takua me Mohammed bin Salman, i biri i Mbretit Salman, në zyrën Ovale për rreth një orë. Princi po viziton Shtetet e Bashkuara që të përmirësojë marrëdhëniet e tensionuara dhe për të promovuar një plan, i njohur si Vision 2030, të ulë varësinë e mbretërisë në eksportet e naftës.

“Presidenti shprehu vlerësimin për kontributin e Arabisë Saudite në fushatën kundër ISIL”, tha Shtëpia e Bardhë. shrkuan Retuters, transmeton lajmi.net.

“Të dy folën për hapat që të mbështesin irakianët, duke përfshirë rritjen e mbështetjes ndaj Gjirit për të financuar nevojat urgjente humanitare dhe stabilizimit”, tha Shtëpia e Bardhë.

Zyrtarët amerikanë kanë shprehur shqetësim në lidhje me fushatën e arabisë kundër rebelëve Houthi në Jemen, i cili sipas Kombeve të Bashkuara dhe grupet e të drejtave të njeriut ka rezultuar në një numër të madh të viktimave civile.

Obama mirëpriti angazhimin e Arabisë Saudite për një zgjidhje politike të konfliktit dhe mbështetjen e Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit, prej të cilëve mbretëria është anëtare, për të adresuar nevojat humanitare dhe rindërtimin Jemen.

“Në Siri, Obama dhe princi folën për rëndësinë e mbështetjes së një tranzicion politik larg nga ajo e presidentit Bashar al-Asad” tha Shtëpia e Bardhë.

Më shumë se 50 diplomatë në Departamentin e Shtetit të SHBA-së nënshkruan të enjten një memorandum, që ishte kritik ndaj politikës së administratës së Obamës ndaj Sirisë dhe u kërkua për sulme ushtarake, në shënjestër kundër qeverisë së Assadit.

Temat
BotëLajme

Të afërta