Konjufca: Më shumë imunitet për EULEX-in se për diplomacitë që njohin pavarësinë

Glauk Konjufca, duke marrë pjesë në deklarimin e tij si përfaqësues i Vetëvendosjes në Parlament, rreth vazhdimit të mandatit të misionit EULEX në Kosovë, fillimisht rikujtoi historinë e themelimit dhe të misionit të tij në vendin tonë.

EULEX-i u quajt mision i sundimit të ligjit, që e bën të diskutueshëm pavarësinë e Kosovës. Edhe vetë statusi neutral i tij e kufizon efikasitetin e tij, duke përligjur ndasinë territoriale, transmeton koha.net.

Pjesëtarët e tij gëzojnë privilegje, ndër to edhe imunitetin diplomatik.

Sipas tij pjesëtarët e këtij misioni kanë edhe më shumë privilegje e imunitet se vetë diplomatët e akredituar në vendin tonë, që njohin pavarësinë e Kosovës. Me këtë vështrim ai përmendi mundësinë që Kosova një diplomat ta shpall nongrata, ndërsa kjo mundësi për pjesëtarët e EULEX-it nuk lejohet. Ai përmendi një varg shpërputhjesh mes të drejtës së pranueshme dhe asaj që i njihet këtij misioni.

Po ashtu përmendi koston e lartë materiale për të dhe dështimet e tij këtij misioni në Kosovë. Për këto dhe arsye të tjera ai tha se Vetëvendosje do të votojë kundër zgjatjes së këtij mandati.

Temat
LajmeVend

Të afërta