Itali – Suedi, formacionet zyrtare

Italia dhe Suedia do të përballen në duelin e parë të ditës në Euro 2016.

Përballja e cila pritet në masë të madhe të përcaktojë fatin e skuadrave në Euro 2016, tashmë ka ekipet që do të jenë në fushë.

Conte ka vendosur t’i qëndrojë besnik formacionet që mposhti Belgjikën, teksa edhe Suedia i beson përbërjes ku udhëheq superylli Zlatan Ibrahimovic.

Formacioni i Italisë: Buffon; Barzagli, Bonucci, Chiellini; Candreva, Parolo, De Rossi, Giaccherini, Florenzi; Eder, Pellè

Formacioni i Suedisë: Isaksson; Lindelöf, Granqvist, Johansson, Olsson; Larsson, Ekdal, Källström, Forsberg; Guidetti, Ibrahimovic

Temat
BotëSport

Të afërta