Botë

Ibra frikëson Italinë para ndeshjes

By Dijart Dyla

June 17, 2016

Ylli suedez, Zlatan Ibrahimovic, pret një ndeshje ‘të tmerrshme’ kundër Italisë dhe mezi pret një takim me ta, pasi sipas tij Italia është shtëpia e tij e dytë.

Pjesa më e madhe e tifozëve kanë pritjet te ‘Ibracadabra’, si superylli i vetëm ndërkombëtar në 11-shen startuese të skandinaveve.

Por, vetëm disa orë nga fillimi i ndeshjes, Ibra është liruar pak me deklaratat e tij të fundit, duke folur me mirësi për kundërshtarët e sotëm të tij, Italinë.

“Do të jetë një ndeshje e tmerrshme për të luajtur”, shkroi Ibrahimovic në profilin e tij në Instagram.

“Italia është shtëpia ime e dytë. Ata janë një ekip shumë i mirë. Ne duhet të besojmë në veten tonë dhe të shkojmë me të gjitha forcat në lojë”, përfundoi sulmuesi suedez.