Është arrestuar një femër në Mitrovicë pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht ish-bashkëshortin e saj.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Hendry Dynan” të enjten rreth orës 20:00, transmeton IndeksOnline.
Me urdhër të prokurorit e dyshuara dërgohet në mbajtje ndërsa hetimet ende janë duke vazhduar.