Gazetari gjakovar i shkruan letër Thaçit (Foto)

Pas vizitës së Thaçit në te Papa Françesku në Vatikan dhe fotografinë e Gjakovës që i dha si dhuratë Papës, ka reaguar gazetari gjakovar, Artan Haraqia.

Haraqia i ka shkruar një letër Presidentit Thaçi, nëpërmjet facebookut, duke i kujtuar disa nga premtimet që ai i kishte dhënë Gjakovës sa ishte kryeministër, të cilat nuk kanë përfunduar as sot.

“Leter presidentit!

I nderuar president Thaçi, shume faleminderit qe e dergove foton e Gjakoves ne Vatikan. E ke kry nje pjese te madhe te punes e tash te kane mbet vetem disa imtesira me i perfundu, ne menyre qe gjakovaret me qene falenderues ndaj jush.

Pershembull, kur te kthehesh ne Prishtine, me u ndal ne AKP, edhe mi e jap shtytje nje kerkese qe komuna e Gjakoves e ka dorezu tash e dy vjet per dhenjen ne shfrytezim te prones se tri ndermarrjeve shoqerore. (Neve nuk po na duhet shume, por jane investitoret e huaj qe po i presin keto prona tash e sa vjet).

Me u ndal ne qeveri dhe me pyet pse nuk eshte realizu Zona e Lire Ekonomike per te cilen ju personalisht patet marre vendim. Me u ndal deri ne ministri te Infrastruktures, edhe me u interesu se pse Gjakova ka mbet qyteti i vetem ne Kosove pa hyrje – dalje te zgjeruara. Pse Gjakova nuk ka rruge me 4 korsi ne drejtim te Pejes dhe Prizrenit. Mos harro me pyet cka ndodhi me Aeroportin e Gjakoves.

Ke edhe shume sende tjera per te cilat mundesh me pyet, por nuk po te ngarkojme me teper. Mjaftojne vetem keto qe i permenda. Tek e fundit nuk jane asgje me shume sesa premtimet qe na i keni pas dhane gjate zgjedhjeve, ju dhe pasardhesi i juaj ne kryeministri.

E dime qe kryeministri po e pret nje kerkese – urdher – lutje nga ti per realizimin e ketyre projekteve!

Me respekt,

Gjakovari”

Postimi i plotë:

Artan Haraqia_FB

Gjakova   ©Shkelzen Rexha

Gjakova ©Shkelzen Rexha

Temat
LajmeVend

Të afërta