Fun

Duket si ulëse e zbrazët, por shikoni me kujdes (Foto)

By Dijart Dyla

June 17, 2016

Në rrjete sociale është publikuar një fotografi, që shfaqë një ulëses automobili.

Në shikim të parë, duket se në karrigen e lëkurës me ngjyrë gri nuk ka asgjë, mirëpo nëse shikohet me vëmendje, vërehet edhe diçka tjetër.

Mbështjellësi i tabletit, që ka ngjyrë dhe vijë të njëjtë sikur sipërfaqja e ulëses, ka bërë që pajisja teknologjike, të jetë pothuajse e padukshme.

“Kujdes ku uleni. Mund të lëndoheni dhe të keni një iPad me ekran të thyer”, është një nga komentet, lidhur me fotografinë që ka marrë shumë pëlqime.