Çollaku: Demarkacioni s’është kusht për viza

Deri tash demarkacioni me Malin e Zi ishte përmendur si njëri ndër kushtet shtesë për liberalizimin e vizave për kosovarët.

Ministri për Integrime Evropiane, Bekim Çollaku ka thënë për herë të parë se ratifikimi në Kuvend i demarkacionit me Malin e Zi nuk është kusht për liberalizimin e vizave.

Këtë ai ia ka thënë televizionit publik në një intervistë gjatë ditës së sotme.

Deri tash demarkacioni me Malin e Zi ishte përmendur si njëri ndër kushtet shtesë për liberalizimin e vizave për kosovarët.

Kohëve të fundit është rritur numri i deputetëve të pozitës që kanë shprehur kundërshtimin për mënyrën se si është përcaktuar vija kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi. Në mesin e tyre edhe shefi i deputetëve të PDK-së, Adem Grabovci. Kanë thënë se duhet rishikuar edhe nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti e deputetet e LDK-së, Melihate Tërmkolli e Besa Gaxherri.

Më i zëshmi i deputetëve të shumicës kundër demarkacionit ka qenë deputeti i LDK-së, gjeografi Shpejtim Bulliqi.

Temat
LajmeVend

Të afërta