A e keni ditur se manikyri mund t’ju shtojë në peshë?

Marka juaj e preferuar e manikyrit të thonjve mund të ketë një përbërës të fshehur që mund të bëjë kërdinë në trupin tuaj.

Hulumtuesit në Universitetin Duke kanë identifikuar një përbërës kimik që mund të jetë i rrezikshëm, sidomos tek njerëzit që i lyejnë shpesh thonjtë e tyre.

Fosfati i tifenilit e bën manikyrin më të qëndrueshëm dhe jetëgjatatë dhe gjithashtu përdoret për të mbrojtur mobiliet nga zjarri. Është futur në industrinë e manikyrëve për të zëvendësuar një produkt tjetër (Phthalates/TPHP), i cili pas studimeve rezultoi se sillte probleme me riprodhimin. Po ky zëvendësim mund të mos jetë edhe aq përmirësues. Studime të ndryshme kanë treguar se TPHT është shkatërrues i endokrinave që do të thotë se ajo ndikon te hormonet. Testimet te kafshët kanë treguar në fund se shkakton probleme me riprodhimin dhe zhvillimin. Te njerëzit shkenctarët thonë se ky përbërës mund të sjellë shtim në peshë, por duhet të bëhen studime të mëtejshme, para se të japin një vendim përfundimtar

Temat
Shëndet

Të afërta