“A bombi” e Dhuratës huazohet nga këngëtarja bullgare (Video)

Bëhen gati dy vite që nga lancimi i këngës “A bombi” nga Dhurata Dora.

E përveç kufijve shqiptar kjo këngë mori përmasa të mëdha duke u ndëgjuar edhe jashtë territorit.

Mirëpo, duket se përveq pëlqimit për ta dëgjuar atë ajo u pëlqye edhe për t’u huazuar. Sipas Prive këngëtarja bullgare Maria, këngën e Dhuratës e ka kthyer në këngën e saj.

“Obicham da rezha” titullohet kënga që në shqip do të thotë “ E dua besimin tuaj”, dhe nuk dihet se a kanë qenë vet autorët e këngës në shqip që i kanë dhënë lejen për huazim, pasi një gjë e tillë nuk përmendet nga këngëtarja bullgare. Projekti në gjuhën bullgare është publikuar para katër ditëve.

Temat
Showbiz

Të afërta