Vëllezërit Xhaka: Në Kosovë shumë njerëz nuk kanë për të ngrënë, kjo na prekë shumë

Kur flasim për shqiptarët nëpër botë dhe si ata kanë depërtuar gjithmonë me anë të punës, përkushtimit.

Këtu mund ti veçojmë vëllezërit Xhaka të cilët janë rritë në një frymë tipike tradicionale shqiptare ku vërtetë këta djem na bëjnë krenarë në çdo paraqitje dhe deklarim para mediave të cilët në asnjë moment nuk e harrojnë prejardhjen e tyre.

Sigurisht se ky reflektim i djelmoshave është ushqyer nga prindërit ku djemt janë të lidhur aq shumë me familjen dhe të afërmit në Kosovë, shkruan revista Kosovarja.

Ditë më parë ne të gjithë patem rastin të shohim pozicionin e nënës se dy futbollistëve Taulantit dhe Granitit se sa emocionuese ishte ku ne mbështetje te djemve, fanella e saj ishte gjysma me flamurin shqiptar dhe tjetra anë me flamurin Zvicran.

Vëllezërit paten fatin të jenë kundërshtarë të njëri tjetrit në një fushë por që në ekipe të ndryshme Graniti ishte me ekipin e Zvicres, ndërsa Taulanti me ekipin e kombetarës së Shqipërisë. Por vëllezërit Xhaka janë aq të lidhur njëri me tjetrin dhe ka qenë e vështirë përballja në lojë.

Ata janë shumë të lidhur me prindërit e tyre, me nënën Elin dhe me babain Ragipin, e një vlerë e madhe që egziston në karakterin e tyre është ana humane, ku ata përkundër mundësive për një jetë luksi ata bëjnë një jetë të thjesht dhe normale si çdo njeri tjetër.

ragipxhaka

ragip-599x358

xhaka-1_1466089645-6195780

20151011211907815646

7-xhaka_8858

Vlen të theksohet se vëllezërit Xhaka kujtojnë jetën e shumë qytetarëve të Kosovës ku thonë: “Në Kosovë shumë njerëz nuk kanë për të ngrënë dhe kjo na prekë shumë”.

xhaka brothers

Temat
Showbiz

Të afërta