Showbiz

Teuta konfirmon se tatuazhi që bëri Adonisi është i dedikuar për të (Foto)

By Egzona Krasniqi

June 16, 2016

Të gjitha mediet rozë ishin mbuluar sot nga një lajm ‘Adonisi me tatuazh dedikuar Teutës’.

Dhe kjo nuk ishte aspak gënjeshtër apo mashtrim, ishte plotësisht e vërtetë. Është pikërisht Adonis Morina i cili tashmë ka realizuar një tatuazh në shpinë, dhe që i dedikohet aktores Teuta Krasniqit.

E kontaktuar nga Indeksonline,Teuta ka konfirmuar këtë tatuazh për të cilin ka theksuar se është pikërisht syri i saj. “Po, Adonisi e ka bërë tatuazhin në shpinë. Syrin tim të rrethuar me disa shenja atrologjike që na e përfaqësojnë ne.”ka thënë Teuta.

Gjithashtu aktorja ka theksuar se Adonisi nuk është aspak sipërfaqësorë. “Adonisi nuk është sipërfaqësor dhe i zakonshëm në dedikimet e tij. Ato janë të thella, shpirtërore dhe të veçanta po aq sa është edhe vetë ai.”, ka shtuar Teuta për Indeksonline.

Ndërsa e pyetur se si është shtatzënia e saj e dytë, Teuta ka thënë se gjithçka është duke shkuar si duhet. “Shtatzënia po shkon për mrekulli, për mashallah”, ka përfunduar Teuta.