Showbiz

“Syri i keq” kap edhe Ronelën (Foto)

By Dijart Dyla

June 16, 2016

Ajo është një këngëtare jo si të tjerat.

Gjithnjë na ka surprizuar me xhirimet e videoklipeve të saj.

Pak kohë më parë ajo ‘shtoi panik’ me xhirimin e klipit “A do si kjo” duke u ngatërruar me një turmë islamikësh. Ky lajm nuk i shpëtoi as prestigjiozes Daily Mail. Por xhirimi i klipit më të fundit të këngës “Marre”, i cili pritet të dalë së shpejti, nuk ka rezultuar shumë i mbarë për Ronelën.

Dhe duket që fajin e ka ‘syri i keq’. Në Snapchat-in e saj ajo ka publikuar një foto ku është lënduar pak në fytyrë gjatë xhirimeve. “O Zot sa sy kanë plasur”, është mbishkrimi ironik që këngëtarja i ka shtuar fotos së saj.