Kohëve të fundit, për shkak të ecjes së teknologjisë përpara dhe trendit të “krijimit” të “lajmeve” përmes rrjeteve sociale çdokush gëzon të drejtën e të qenurit lajm dite në kronikat rozë të medieve.
Mediet tona më shumë se kurrë promovojnë antivlera. Më shumë se kurrë mediet u japin hapësirë njerëzve pa vlera kulturore e artisitike.
Femra të reja, që s’posedojnë as edhe një vlerë, mediet tona kanë vendosur t’i quajnë këngëtare. Valltare klubesh striptizmi, mediet tona i fusin në agjendat e tyre. Persona të pasur, që në emisione se kanë idenë ç’po flasin dhe që fyejnë publikun, mediet poashtu mbushin sërish minutazhet e emisioneve apo faqet e shkrimeve të tyre online shkruan parrotlla.net
Kjo është vetëm një pjesë e listës së atyre që u’a kanë zënë vendin atyre që prodhojnë vlera artistike:
1. Linda Morina, “këngëtare”
2. Vali Corleone, “…” (pa koment)
3. Kallashi, valltare, striptiste
4. Ismet Hebibi, kandidati qesharak për president