Shkencëtari që po krijon veshë nga mollët (Foto)

Rritja e pjesëve të trupit nga frutat nuk është një gjë që do ta prisnit të shihnit nga një shkencëtar i suksesshëm.

Por Andrew Pelling, një ‘biohaker’ kanadez, ka bërë një shpikje sa interesante, aq edhe të çuditshme.

Shkencëtari i bazon hulumtimet e tij në shpikje, dhe kohët e fundit ai ka publikuar një shkrim në të cilin shpjegon se si mollët mund të përdoren për të rritur pjesë të trupit, transmeton Gazeta Express.

Një nga projektet e tij më të fundit laboratorike përfshin krijimin e veshëve të njeriut nga qelizat e nxjerra nga mollët.

vesht

Veshët nuk mund të dëgjojnë si këta në njerëz, por kanë formën e njëjtë dhe përmbajnë qeliza njerëzore.

Ai nxori qelizat nga mollët dhe i hoqi qelizat e mollëve dhe ADN-në e tyre. Pas kësaj, ai i vendosi qelizat njerëzore në mostrat e mollëve dhe krijoi veshët, të cilët më pas u dërguan në laborator ku shkencëtarët i trajtuan ata për t’i kthyer qelizat e mollës në qeliza njerëzore.

vesht-2

Ai thotë se kjo metodë e re mund të ndihmojë që të zgjidhen shumë probleme me organe të njeriut.

Temat
Fun

Të afërta