Botë

Presidenti kinez arrin në Serbi me një dhuratë të madhe

By FIRST CHANNEL

June 16, 2016

Presidenti kinez, Xi Jinping ka vizituar Serbinë dhe atje nuk ka shkuar duarthatë. Sipas medieve serbe, Jinping gjatë vizitës në Beograd ka sjellë edhe një dhuratë, e cila ka vlerë 17 milionë euro, transmeton Koha.net.

Mirëpo, Xi Jinping u ka vënë një kusht serbëve.

Kushti është që këto para duhet të shpenzohen në forcimin e marrëdhënieve mes këtyre dy shteteve.

Gjatë qëndrimit në Serbi, i pari i Kinës do të nënshkruaj 20 marrëveshje bashkëpunimi në fusha të ndryshme.