Njeriu që shpëtoi 70 jetë brenda një nate!

Një ish-marins amerikan ka shpëtuar disa jetë gjatë sulmit në një klub nate në Orlando, pasi dëgjoi të shtënat e kalibrit të rëndë.

Në një intervistë emocionuese për kanalin “CBS News”, Imran Yousuf tregoi për momentin kur shpëtoi 70 njerëz që ishin të ngujuar në klubin në të cilin Omar Mateen vrau 49 dhe plagosu 53 njerëz.

24-vjeçari, i cili shërbeu në Afganistan dhe la Marinën dy muaj më parë, rrëfeu se njerëzit në klub ishin shtangur kur dëgjuan të shtënat e para.

“Në fillim kishte tre apo katër të shtëna. Të gjithë u shokuan”, rrëfen ish-marinsi amerikan. “Pastaj edhe tre apo katër të shtëna tjera dhe mund të dëgjohej se ishin të kalibrit të rëndë”.

“Të gjithë u shtangën. Unë isha prapa dhe pash njerëzit që filluan të dilnin në korridor. Unë e dija derën e daljes dhe tentova që ta hap”, tregon ai.

“Bërtisja, hapeni derën! Hapeni derën, sepse askush tjetër nuk lëvizte”, shton ai.

“Kisha vetëm një mundësi. Ose të gjithë të qëndronim dhe të vdisnim, ose të kërceja dhe ta hapja derën që të dilnin të gjithë”.

“E di se kanë ikur 60 ose 70 persona. Kur u hap dera të gjithë dolën jashtë dhe ikën”.

Temat
BotëLajme

Të afërta