Murtezaj: Dialogu me Serbinë duhet të ndryshojë (Video)

Zëvendësministri i punëve të Jashtme që ishte edhe këshilltar i kryeministrit, për dialog, Valon Murtezaj në një intervistë në Info Box të RTV Dukagjinit, duke folur për dialogun me Serbinë, tha se ka shumë marrëveshje që nuk po zbatohen nga ana e Serbisë, por që kjo duhet të ndryshojë.

“Janë disa aspekte që duhet të ndryshohen dhe janë duke u bërë përpjekje që të kemi një ndryshim në mënyrën se si dialogohet dhe sidomos në qasjen ndaj zbatimit të marrëveshjeve”, tha ai.

Murtezaj pos tjerash, theksoi edhe nevojën për ndihmë nga EULEX-i, pasi që thotë se sistemi i drejtësisë nuk është në nivelin e duhur.

Temat
LajmeVend

Të afërta