Rajon

Mediat serbe “çmenden” nga mesazhi i Plisave (Foto)

By Dijart Dyla

June 16, 2016

Mediat serbe kanë reaguar pas një transparenti të shfaqur nga Plisat në Marseille. “Plisat” gjenden në Francë në mbështetje të Kombëtares shqiptare.

Dhe, para ndeshjes së mbrëmshme me Francën në Marseille ata shfaqën një transparent me mesazhin: “Kosova është Shqipëri”.

Dhe, si shpeshherë ai ka zgjuar reagim nga mediat serbe.

“Tifozët e Shqipërisë kanë shfaqur një mesazh provokues me përmbajtje politike, që është e ndaluar me rregulla të UEFA-së”.