Burim Kukeli ka kritikuar bashkëlojtarët pas humbjes 2:0 nga Franca
Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Burim Kukeli, assesi ta harrojë humbjen në “Velodrome” kundër Francës ku Shqipëria ishte shumë pranë barazimit, por pranoi dy gola pas minutës 90’të .
Mesfushori kuqezi reflektoi qartë zhgënjimin në konferencën për shtyp nga Perros-Guirrec ku skuadra është rikthyer për të rinisur punën në prag të sfidës së radhës kundër Rumanisë.
“Nuk duhet ta kishim pësuar atë gol ashtu, me disa lojtarë kundërshtarë në zonë. Secili mbrojtës duhet të kishte ruajtur lojtarin e tij dhe Franca është një ekip i madh që nuk të fal. Kemi bërë disa gabime, deri në momentin e golit”, ka thekuar mesfushori i Kombëtares.