Këngëtarja dhe prezantuesja Luana Vjollca ka gati këngën e saj më të re.
Luana këtë fundjavë do të publikojë me videoklip këngën me titulll “Ai”.
Ky projekt pritet të jetë më i veçanti deri tani nga ajo.
Për këtë projekt është punuar në periudhë disa mujore, ndërsa kënga është me ritme verore, ku Luana i është përkushtuar totalisht këndimit dhe interpretimit profesional.
Poashtu, këngëtarja pritet të jetë prezente edhe në mbrëmje të ndryshme gjatë sezonit veror.
Kujtojmë që kënga e saj e fundit në bashkëpunim me Ghetto Geasy, “Tirana Lifestyle”, ka mbledhur rreth 8 milion klikime në kanalin zyrtar në Youtube.
Fjalët kyçe
Luana VjollcaTemat
Showbiz