Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se nuk e shqetëson prania e EULEX’it në Kosovë.
“Shqetësimi im ka të bëjë me praninë e UNMIK’ut”, është shprehur Hoxhaj në Zona e Debatit në Klan Kosova.
“UNMIK’u është një instrument i politikës ruse në Kosovë”, ka thënë Hoxhaj.
“Zyrat e UNMIK’ut në Prishtinë dhe Mitrovicë janë dy adresa të kundërta. Ata nuk ndjekin agjendë që të fuqizojnë shtetin e Kosovës”, ka deklaruar ai.
Hoxhaj ka thënë se Presidenti Thaçi i ka dërguar një letër në Bruksel zonjës Federica Mogerini, dhe ajo ka reaguar në kërkesën e tij.
Ai ka thënë se pret që mandati i EULEX’it do të vazhdohet pas votimit të nesërm në Kuvend.
“Është në interes të Kosovës që të mos dëmtojë bashkëpunimin ndërkombëtar të saj”, ka thënë Hoxhaj, përcjell Klan Kosova.