Grabitje e armatosur në Kamëz, plagoset shitësja

Një punonjëse supermarketi ka mbetur e plagosur rëndë mbrëmjen e së enjtes në Kamëz, në një tentativë grabitjeje.

Ngjarja ndodhi rreth orës 21:55, kur një person i armatosur me kallashnikov u fut në një supermarket, në Bulevardin Blu dhe nën kërcënimin e armës kërkoi të merrte paratë nga arka.

Në këtë moment, punonjësja I. Dushku, 19 vjeç, e cila nuk ka kuptuar rrethanën është afruar pranë kasës. Kjo ka qenë fatale për të renë, pasi grabitësi ka nisur të qëllojë dhe plumbat kanë plagosur në këmbë 19-vjeçaren.

Në tentativë për t’u larguar nga marketi, agresori ka qëlluar sërish mbi punonjësen. Ajo është dërguar në gjendje të rëndë për jetën drejt spitalit, nga ku konfirmohet se ndodhet jashtë rrezikut.

Aktualisht në vendin e ngjarjes ndodhen forca të shumta policore, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe ato RENEA, të cilët kanë rrethuar të gjithë perimetrin e zonës dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Temat
LajmeRajon

Të afërta