Glauk Konjfuca tregon sesi strukturat paralele të Serbisë janë ende funksionale (Video)

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendsoje, Glauk Konjufca, në seancën e sotme të Kuvendit ka prezantuar disa fotografi ku shihen disa serb duke u trajnuar në mënyrë të armatosur, të cilët punojnë si zyrtar në Komunën e Kllokotit.

“Këto do të ia dorëzojmë prokurorisë të merret me këto raste por po pyes se a i din Qeveria e Kosovës këto, nëse e din çfarë qeverie është kjo që Serbia i ndërton poligone të ushtrimeve ushtarake para hundëve ndërsa qeveria jonë merret me zgjedhjen e zëvendësministrave.

Mandatin e kaluar Qeveria e Kosovës pat thënë që strukturat e Serbisë do të shpërbëhen në nëntor të vitit 2014, këto struktura jo vetëm që nuk janë shpërbërë por janë edhe në koalicion me PDK dhe LDK-në”, ka thënë Konjfuca.

Temat
Përgjithshme

Të afërta