E turpshme: Senatori pakistanez, kërcënon një grua live në televizion: Do të të përdhunoj

Policia në Islamabad janë duke hetuar një senator nga Pakistani, pasi dyshohet se ai kërcënoi me përdhunim një aktiviste për të drejtat e grave gjatë një debati të drejtpërdrejtë në TV, kur po flisnin për dhunën ndaj grave.

Hafiz Hamdullah, që është anëtar i partisë Jamiat Ulema-e-Ismal, ishte në debat së bashku me gazetaren dhe aktivisten për të drejtat e njeriut, Marvi Sirmed si dhe avokatin Masroor Sahib.

Në panel po diskutohej për vrasjet për nder të grave të cilat ndodhin në Pakistan.

Hamdullah u nervozua kur Sahib kritikoi klerikët islamik që kanë dështuar për t’i mbrojtur gratë dhe tha që Këshilli i Ideologjisë Islame “kanë fjetur pasi janë dehur”.

Sirmed u kyç në debat duke thënë që ajo pajtohet me avokatin por fjalia e saj u ndërpre në mes nga senatori i cili filloi ta akuzojë gazetarin duke përdorë kështu një gjuhë shumë seksiste.

Më pas zonja Sirmed e ka përshkruar sjelljen e Hamdullah si ekstremisht të neveritshme.

“Ai më kërcënoi që do të mi zhvesh pantallonat e mija dhe të nënës time”, u shpreh Sirmed, transmeton syri.

Senatori Hamdullah është një figurë kontroverse në Pakistan pasi që shumë shpesh ka pasur këso lloj shpërthimesh gjatë debateve në televizion.

Temat
BotëLajme

Të afërta