Deputetja Jo Cox, 41 vjeçare është në gjendje kritike pasi sot është sulmuar nga një person, pranë një librarie në Bristoll.
Mediat britanike raportojnë se personi që ka sulmuar deputeten ka bërtitur “Britania e para” dhe më pas është larguar qetësisht nga vendi i ngjarjes.
Deputetja raportohet se është qëlluar me armë zjarri dhe është therur me një thikë, që duket të jetë punim artizanal.
Cox përkrahë qëndrimin e Britanisë së Madhe në Bashkimin Evropian.
Gjendja e deputetes Cox, sipas mediave britanike është kritike. Ajo është dërguar në spital me helikopter dhe është duke u trajtuar.
Në vendin e ngjarjes kanë dal menjëherë forca të shtuara të njësisë speciale.
Sipas Telegraph, lidhru me këtë rast është arrestuar një 52-vjeçar por nuk kanë dhënë asnjë detaj tjetër.