125 deputetë votuan pro shkarkimit të qeverisë, 15 ishin kundër dhe dy abstenuan.
Qeveria kroate nuk ka arritur të votëbesohet në parlament dhe pas vetëm disa muajve në pushtet, kryeministri Tihomir Oreskoviq dhe qeveria e tij duhet të largohen.
125 deputetë votuan pro shkarkimit të qeverisë, 15 ishin kundër dhe dy abstenuan, transmeton lajmi.net.
“Nuk është sekret ajo çka mendoj unë rreth INA-MOL, LNG dhe sektorit energjetik, mendime që janë të ndryshme me disa prej anëtarëve të qeverisë.
Unë kam mbrojtur me forcë mendimin tim, sepse jam thellësisht i vetëdijshëm për rëndësinë e INA-s dhe sektorit të energjisë për ekonominë tonë”, ka thënë Oreskoviq.
Fjalët kyçe
qeveria e kroacise