Një ekip ndërkombëtar hulumtuesish po punojnë për të identifikuar pacientët të cilët mund të kenë potencialin për t’u zgjuar nga koma pas humbjes së vetëdijes.
Sipas specialistëve 40% e pacientëve deri me tani janë diagnostikuar gabimisht, ndërsa testi i ri pritet të ketë saktësi deri në 94 për qind. Ky test do të përcaktojë shkallën e rikuperimit dhe mundësinë e zgjimit.
Ky ekip hulumtuesish ka zbuluar që sasia e glukozës që konsumohet nga truri në mënyrë të drejtpërdrejtë mund ta përcaktojë nivelin e vetëdijes, për të ardhmen që pret pacientin. Ata, nëpërmjet një pajisje për skanimin e trurit, kanë matur nivelin e glukozës në trurin e disa pacientëve, që kanë shërbyer si mostër për studim.
Ron Kupers nga Universiteti i Kopenhagenit dhe i Jejllit, që ka marrë pjesë në këtë studim, ka thënë: “Në të gjitha rastet, energjia e trurit në mënyrë të drejtpërdrejtë ka parashikuar nivelin e tanishëm të vetëdijes dhe gjasat për përmirësim”./Telegrafi/