Vokrri: Shqipëria do ta ketë vështirë ndaj Francës

Kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Fadil Vokrri, mendon se Shqipëria do ta ketë vështirë ndaj Francës, sonte mbrëma, në Velodrome.

Por, numri një i futbollit kosovar shpreson që sonte në Marsejë të ndodh befasia, shkruan Express.

“Do të jetë shumë vështirë për Shqipërinë. Por, befasitë ndodhin në futboll, dhe shpresoj që sonte të ndodh befasia”, ka deklaruar Vokrri për Express.

Vokrri mendon se nëse Shqipëria sonte merre një rezultat pozitiv ndaj Francës, do të ketë gjasa ta kaloj grupin

“Nëse Shqipëria merre një barazim sonte, atëherë ndeshja me Rumaninë do të jetë një finale, pasi katër ekipe nga vendet e treta do të kalojnë tutje”, ka përfunduar ai. /Express/

euros-1-780x439

Temat
BotëLajmeRajonSportVendVend

Të afërta