Sërish probleme për Balotellin, përfshihet në një rrahje?

Futbollisti italian, Mario Balotelli, ka qenë i pranishëm në një rrahje të madhe në provincën e Brescias, por mbetet e paqartë përfshirja e tij në këtë incident.

Sulmuesi në pronësi të Liverpoolit ka qenë shpesh i përfshirë në ngjarje kundërthënëse dhe emri i tij po përmendet sërish për diçka të ngjashme.

Sipas Corriere della Sera, lojtari ishte në një klub nate në Lonato gjatë fundjavës, ku edhe ka ndodhur rrahja. Burimet kanë thënë se në momentin kur ka filluar zënka, Balotelli është larguar nga vendi i ngjarjes.

Nga ky incident ka mbetur i lënduar rëndë një 33-vjeçar, të cilit i janë amputuar tre gishta.

Balotelli pritet të thirret nga policia dhe të japë dëshminë nëse ka qenë i përfshirë në këtë ngjarje.

Temat
ShowbizSport

Të afërta