Rama: Futbollistët e Kombëtares, heronj të padiskutueshëm

Kryeministri Edi Rama u kërkoi shqiptarëve të shprehin mbështetjen e tyre për ekipin kombëtar, vetëm pak orë përpara ndeshjes së sotme kundër Francës. “Sonte sprova e dytë e Kuqezinjve.

Super e vështirë, po asgjë s’është e pamundur nëse djemtë e mrekullueshëm të Kombëtares do të hyjnë në fushë të çliruar nga presioni i jashtëzakonshëm i përgjegjësisë, që i pengoi të luanin lirisht në gjysmën e pjesës së parë të ndeshjes me Zvicrën dhe të ishin të kthjellët në rastet e pastra vetëm për vetëm përballë portierit…

Le t’u çojmë me një like mesazhin e mbështetjes sonë të pakushtëzuar nga rezultati dhe cilidoqoftë rezultati, ata mbeten heronjtë e padiskutueshëm të këtij momenti magjik të futbollit tonë”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

“‎Forca Shqipëria në fushën e lojës dhe në shkallët e stadiumit, ku tifozët kuqezinj bënë të flitet me superlativa për kulturën sportive që shfaqën para, gjatë dhe pas ndeshjes së parë me Zvicrën”, shprehet kryeministri

Temat
RajonSport

Të afërta