Në prag të ndeshjes më të rëndësishme të Kombëtares shqiptare përballë Francës, shumë statistika janë në favorin tonë.
Pavarësisht gafës kundër Zvicrës, portieri Etrit Berisha është një ndër lojtarët më të mirë jo vetëm tek kuqezinjtë por ai mban rekord për pritjet e tij në këtë Kampinat Europian.
Pas raundit të parë në fazën e grupeve Berisha renditet i dyti nga 24 gardianët e kombëtareve pjesëmarrëse në ‘Euro 2016’, shkruan Syri.net.
Kjo renditje është bërë sipas numrit të pritjeve dhe minutave të luajtura ku Berisha ka bërë 6 pritje shpëtimtare.
Në vendin e parë pozicionohet portieri i Ukrainës Andrij Pjatov i cili në ndeshjen kundër Gjermanisë ka bërë një pritje më shumë se Etrit Berisha.
Gjithashtu një tjetër rekord i Shqipërisë është numri i saktë i pasimeve, megjithëse ne nuk shquhemi për këtë Kombëtarja kuqezi renditet e 4-ta nga 24 kombëtare pjesëmarrëse.
Megjithëse djemt e De Biasit për rreth 70 minuta luajtën në inferioritet numerik, përballë Zvicrës ata kanë bërë 365 pasime të sakta nga 414 gjithsej.
Në vendin e parë renditet Spanja me 88% të pasimeve të sakta, ndjekur nga Gjermania dhe Zvicra