Fun

Gjyshja në Google, kërkesa e saj do t’ju mahnit (Foto)

By Egzona Krasniqi

June 15, 2016

Ben John një 24 vjeçar, hapi një ditë laptopin e gjyshës së tij 85 vjeçare, por ajo që ai pa bëri që edhe rrjeti social Twitter të qesh e të thonë fjalë të ëmbla për të.

Gjyshja ishte duke lexuar diçka, por për një moment ajo u ballafaqua me disa numra romak që nuk i njihte, transmeton lajmi.net

Ajo shumë shpejt edhe e gjeti zgjidhjen se si t’i kuptojë këta numra. Ajo u fut në ‘Google Search’, dhe shkroi numrin romak, por krejt çka e bën të veçantë është edhe mirësjellja e saj.

Ajo që gjyshja shkroi ishte: “Ju lutem më përktheni këta numra romak MCMXCVIII, faleminderit”.

Ndërkaq, nipi i saj nuk mundi të rezistojë pa e fotografuar këtë dhe e shpërndau në Twitter duke shkruar: “Omg, hapa laptopin e gjyshes dhe ajo kishte kërkuar diçka me “Ju lutem dhe Faleminderit”.

Ndërkaq ndjekësit e tij nuk hezituan dhe nisën me komentet e tyre: “Gjëja më e ëmbël që kam parë deri tani”.

“Wow, është kaq e ëmbël”.

“Më shkriu zemrën!”.

Për më tepër u bë e ditur që të paktën gjyshja e kishte marrë atë që kishte kërkuar nga ‘Google Search’.