Emocionuese: Ja cfarë bëri studentja kosovare në New York në ditën e diplomimit (Foto)

I ka vetëm 18 vjet, por ajo ka mbaruar studimet në një Kolegj të New Yorkut.

Bashkëmoshataret e Bergita Musaj janë maturantë, kurse vajza me origjinë nga Peja diplomoi në këtë moshë në Monroe College të New Yorkut në drejtimin Kriminalistikë.

gita3

Por e vecanta nuk është vetëm të mosha e re e përfundimit të studimeve. Në ditën e diplomimit vajza e ish ushtarit të UÇK-së, Emrush Musaj, vendosi t’i jap ngjyra patriotike kësaj ngjarje të rëndësishme për të dhe për famljen.

Ajo në kokë vendosi kapelën mbi të cilën ishte simboli tashmë unik i shqiptarëve “Autochthonous”, kurse në dorë mbante flamurin e kuq e zi.

gita2

Duke qenë se ajo ishte shpallur studentja më e dalluar e Kolegjit, kishte privilegjin t’u prijë e para studentëve të tjerë ku secili nga ata mbante flamurin e shtetit prej nga vinin. Kështu që flamuri i shqiptarëve ishte në ballë dhe mbahej nga një studente kosovare.

Këtë përjetim të vecantë Bergita e ka ndarë edhe me shokët e saj në Facebook.

gita4

Krahas fjalëve falenderuese bënë përshtypje një thënie që ajo ka shkruar “Arrit majat, jo të të shohë bota atje lart, por ti ta shohësh botën”, shkruan mes tjerash Bergita. /Magazina/

familygita5

Ja postimi i plotë:
Sot, me 5 qershor ne moshen 18 vjecare diplomova nga shkolla e kriminalistikes ne Monroe College me shkallen associate. Pata nderin te prije rendin e flamujve me flamurin me te bukur ne bote, flamurin Shqipetar. Ndaje kete moment te vlefshem per mua me qellim te falenderoi prinderit e mije qe pa ndale me perkrahen ne cdo hap te kesaj rruge. Falenderoi edhe Zotin per fuqine per te arritur deri ketu. Poashtu falenderoi familjen time qe gjithmone eshte ndnjere krenare me arritjet e mia. Por ky eshte vetem fillimi per gjera me te medha. Nje mesazh per te gjithe ne kerkim te motivimit: Arrit majat, jo te te shohe bota atje lart, por ti ta shohesh boten. Kurre mos ndalo se besuari ne vetvete. Puno shume. Kurr mos u dorezo. Suksesi eshte i perjetshem.
“Njeriun e bejne te perjetshem veprat e tije”- Sami Frasheri.
Faleminderit,
Bergitë Musaj

Temat
Fun

Të afërta