Rajon

E turpshme, zviceranët djegin flamurin shqiptar në ‘Euro 2016’ (FOTO)

By Dijart Dyla

June 15, 2016

Edhe pse shqiptarët dhe zviceranët në Lens kishin kaluar shumë mirë dhe kishin festuar së bashku në ditën e ndeshjes Shqipëri – Zvicër, këta tifozë shihen duke e djegur flamurin kuq e zi, por edhe të kthyer mbrapsht.

Kthimi i flamurit mbrapsht simbolizon urrejtjen ndaj atij kombi.

Në portalin e fansave nga e mbarë bota, “Ultras Tifo” është publikuar fotografia ku shihet flamuri kuq e zi duke u djegur, kështu me shkrimin se këta persona ishin tifozë zviceran.

Edhe pse kombëtarja e Zvicrës ka gjysmën e më shumë lojtarë shqiptarë, të cilët tani më janë të njohur për të gjithë botën, këta persona nuk kanë hezituar ta djegin flamurin e kuq e zi.