Çollaku në Finlandë, takohet me ministrin e jashtëm dhe Marti Ahtisaarin

Ministri i Integrimit Europian Bekim Çollaku, është takuar me Ministrin e Punëve të Jashtme të Finlandës, Timo Soinin, me të cilin ka diskutuar për procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët kosovarë.

Lajmin për takimin e ka dhënë vetë Çollaku në profilin e tij në Facebook, ku ndër të tjerash thotë se dy ministrat kanë diskutuar edhe për bashkëpunimin në mes të dyja vendeve dhe rolin Finlandës në mbështetjen e sundimit të ligjit në Kosovë.

“Sot në Helsinki takova Ministrin e Punëve të Jashtme të Finlandës z. Timo Soini. Ishte ky një takim shumë miqësor dhe mundësi e mirë për të diskutuar për thellimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Finlandës dhe për integrimin evropian të Kosovës, me theks në përfundimin e procesit të liberalizimit të vizave. Gjithashtu, diskutuam për bashkëpunimin rajonal në Ballkanin perëndimor dhe për rolin Finlandës në mbështetje të sigurisë dhe sundimit të ligjit në Kosovë”, shkruan Çollaku.

Ai madje është takuar edhe me Martti Ahtisaarin, ish të dërguarin e posaçëm të OKB-së për negociatat për statusin përfundimtar të Kosovës.

“Ndërsa një takim tjetër shumë të veçantë zhvillova me mikun e madh të Kosovës, ish të dërguarin e posaçëm të OKB-së për negociatat për statusin përfundimtar të Kosovës, ish presidentin finlandez Martti Ahtisaari. Ishte ky një moment i jashtëzakonshëm për të vlerësuar lartë kontributin e Presidentit Ahtisaari në shtetndërtimin e Kosovës”, ka deklaruar Çollaku.

15_06_2016_1052677_Foto1___Ministria_e_Puneve_te_jashtme_e_Finlandes___Kimmo_Raisanen

15_06_2016_7840675_BC1

Temat
LajmeVend

Të afërta