Zbulohet se çfarë i tha Messi-Blatterit kur Gjermania u shpall kampione Bote

Ish presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter, ka zbuluar një detaj interesant të finale së Kupës së Botës të vitit 2014 të mbajtur në Brazil, ku Gjermania mundi 1:0 Argjentinën, me golin e shënuar nga Mario Gotze.

Blatter duke folur për median argjentinase ‘lanacion’, ka zbuluar një bisedë të shkurtër me Messin, i cili ishte shpallur lojtari i botërorit.

Zvicerani ka thënë se ka përgëzuar Messin gjatë dhënies së çmimit ‘Lojtari më i mirë i Botërorit’, por këtij të fundit nuk i ka lënë përshtypje ky çmim, duke u përgjigjur kështu: “Më i miri, por jo kampion”.

Temat
BotëSport

Të afërta